...
Po lexoni...
Opinione

Koha per Ndryshimin

23 Nentor 2011
Arroganca e pushtetit sidomos në mandatin e dytë qeverisës ka qënë një rrufe që shpesh ia kemi parë dritën para se ti degjonim zhurmën e humbjes së zgjedhjeve elektorale. Tashmë sholla e këpucës së drejtuesve të administratës po trashet duke shkelur përditë mbi dëshirën e shumë shqiptarëve për të patur ca zyrtarë që të shërbejnë dhe jo që sillen si rrugaçë, agallare e zotër të kësaj toke.

Nuk ka socialist, demokrat apo jo-politikë-dashës që nuk i shtërgon grushtat e mbllaçit si çamçakiz sharjet nën zë, për presionin, gjobvënien, sorollatjen apo në më të mirin rast indiferencen e shumë zyrtarëve që garojnë me njëri tjetrin kush ka futur më shumë shuka lekësh të zhubrosura në xhep.

Eshte fiks. Madje nuk mban më. Hiç. Ndoshta sllogani më i gjetur në komunikimin politik të demokratëve ka qënë “Koha për ndryshim”. Lindi në fund të mandatit të dytë të Nano-s. U përkrah. Kishin të drejtë. Administrata, ashtu si dhe tani, po lulëzonte në hajdutë e të paaftë. Por një lider që ka toleruar apo qoftë edhe ushqyer këto situatë, kur sheh që batërdia e ushtarëve të tij po i kërcenon pushtetin, sjell një ndryshim duke i kërcënuar ato në emër të pushtetit.

Gjëja që çalon më shumë tek shteti ynë është vetë shteti Në këtë kohë ndërrimesh qeverish rreth e rrotull , ky ekzekutiv duhet të merret me së pari me vetveten. Sa e pamundur është që të rikthehet konkureshmëria në administratën publike?. Kemi një administratë ku nuk gjen për be një drejtues të viteve të fundit që të ketë fituar një konkurs pune më një konkurencë të ndershme. Sa efiçentë do jenë këta njerëz që janë emëruar si zyrtarë pasi kanë ngjitur postera, janë miku i X, kusheriri I Y , kanë vjedhur një grusht votash apo janë dashnorë/e të mirë? A kanë kurajon këta njerëz që të na thonë një konkurs të vetëm ku fituesi nuk është I paracaktuar. Një të vetëm? Asnjë?

Perse duhet Departamenti i Administratës Publike të organizojë konkurse dhe të kemi qindra njerëz të burime njerëzore që paguhen të punësojnë në mënyrë të pandershme. Kot që nuk I bien shkurt e të punosojnë drejtorat ke të duan, thjeshtë me emrime si një biznes privat …asgjë sdo ndryshonte. Të paktën do kursenim ca lekë nga ato dreq taksash tona që s’lëmë vend pa i përmendur dhe sa më shumë i përsërisim aq me tepër harxhohen ne njoftime gazetash dy muaj pasi vendi është zenë.

Të paktën që SOT duhet të fillojë konkurimi t ndershëm. Të paktën që sot duhet të fillojë penalizmi, shkarkimi e arrestimi I gjithë atyre ‘zotërucëve’ të administratës që vjedhin dhe rrjepin çdo copë mish që i del përpara. Efektet janë katër pas masash të tilla urgjente: a) Hiqet rrjeta më e fortë e abuzuesve b) Pjesa tjetër tulaten dhe mendohen dy herë para se të bëjnë presion për rryshfete, c) krijohen vende te reja për konkureshmëri, d) rikthehet pak nga pak besimi I nje shteti ligjor dhe administrate të besueshme. E mundur? Po. E Mundshme. Vështirë. Pasi ajo rrjeta kryesore është ai grup që është emëruar nga vetë ata që duhet të bëjnë këtë reformë.

Si behet teknikisht? 1) Ndërtimi së pari i disa kritereve të qarta dhe me një standart të punësimit në institucion shtetëror. 2) Vlerësimi i dyfishtë në dy komisione të ndara për çdo candidature. 3) Ngritja e një task force për të monitoruar rastet e abuzimit të secilit punësim që nga ky moment e pas. 4) Ndërtimi i një sistemi të plotë transparence online ku çdo vend punë publikohet të paktën një muaj para konkursit dhe nëse nuk është publikuar shtyhet vetë konkursi. 5) Proçesi I fundit do jete ai i ankimimit që shqyrtohet deri ne kthimin e vendimit të mëparshëm. 6) Rritjen e masave ndëshkuese deri ne vepër penale eleminimin e padrejtë të konkureshmërisë në punësimin e administratës publike.

Kjo gje duhet te ndryshoje. Jo se më përpara nuk duhej por sepse tashmë gjella është trashur shume dhe po shkojmë në arrogancë ndëshkuese. Kjo sepse po zhgënjen rëndë gjithë atë rini që patën kurajo të ktheheshin në Shqipëri kur të gjithë i këshillojnë të mos kthehet se ky vend nuk bëhet më, të kthyer me besimin e ndërtimit të një administratë të re me koncepte europiane, me vullnet amerikan e kembëngulje gjermane.

Kjo gjë duhet të ndryshoje sepse kjo pjesë intelektuale e përgatitur që janë gati të konkurojnë por jo të përlyhen në llucën e borxheve për punësime është më mirë të jenë brënda sistemit se jashtë tij. Në fund të fundit brënda tij janë më të vlefshëm dhe më pak të dëmshëm. Jashtë tij…………………………

Discussion

No comments yet.

Leave a comment

Kategorite